Ish-këshilltari i Thaçit: Fatkeqësisht na kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për ta zgjidhur këtë lëmsh politik

0
162

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Behramaj thotë se drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me shantazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet, njofton Klan Kosova

Tutje Behramaj thotë se fatkeqësisht kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për të zgjedhur lëmshin politik, teksa ai [Thaçi] që i shtynte proceset përpara përkohësisht nuk është këtej.

“Drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me shantazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet. Me ndonjë përjashtim të vogël, fatkeqësisht na kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për ta zgjidhur këtë lëmsh politik. Ai që i shtynte proceset përpara, që i ruante balancat politike dhe që ishte në gjendje të merrej me çdonjërin për të arritur deri te kompromisi politik, përkohësisht nuk është këtej. Le t’i grahin këta sa të munden, deri sa të kthehet, por edhe le ta dinë që nuk do t’iu zgjasë shumë gjatë” është shprehur Behramaj.