Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në lagjen “Sofalia “në Prishtinë, të shtunën më 5 dhjetor do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.
Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.