Vashat tona përballojnë kampionen e Evropës vetëm në pjesën e parë

0
49

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, e ka mbyllur me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2021.

Vashat tona u mposhtën sonte 6:0, nga gjiganti evropian dhe botëror, Holanda.

Dardanet përballuan ‘tulipanet’ në pjesën e parë, duke u mbrojtur mirë, për çka shkuan në pushim me rezultatin 0:0, shkruan Gazeta Olle.

Por, në pjesën e dytë, sulmet holandeze thyen edhe mbrojtjen tonë.

Snoeijs (49’, 75’ dhe 84’), Roord (51’), Martens (58’), dhe Rood (83’).

Kosova e mbyll grupin në vendin e katërt me 10 pikë, duke lënë prapa Turqinë dhe Estoninë.