“Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve nga ajri i ftohtë dhe era”

0
114

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” , para se të hyjmë në sezonin e dimrit ju lutemi që, paraprakisht të keni kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve duke filluar nga ky muaj ( dhjetor 2020 ).
Ju paralajmërojmë se, tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit, mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë.
Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm / në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë.
Si të veproni:
Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me mujëmatësin kryesor) apo ne shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dijnë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, poashtu dhe valvolen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve.
Apelojmë qe ne katet e përdheses ku vertikalja e furnizimit është me shume e ekspozuar ne ajrin e ftohte dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale andaj ju lutem te merrni masa dhe izoloni qe te mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë tek konsumatorët qe te bëjnë izolime ne pusetat ku kanë te vendosur matësin e ujit qe te mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mire, garazhe, bodrume dhe ata te vendosur cektë nen sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim ne garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim te brendshëm ujëmatësit me materiale qe pengojnë ajrin e ftohtë”, këshillon Ujësjellësi “Prishtina”.