Këshilltari special i presidentit amerikan në largim, Donald Trump për Covid-19, Scott Atlas, ka dhënë dorëheqjen, raportuan mediet amerikane duke cituar disa burime.
Atlas dorëzoi letrën e dorëheqjes tek presidenti i SHBA.
Mbështetës i bindur i imunitetit të tufave, Atlas ishte zgjedhur nga Trump duke mos pasur përvojë në sëmundjet infektive.
Në cilësinë e tij si këshilltar special ai ka minimizuar vazhdimisht kërcënimin nga Covid-19, i cili ka shkaktuar deri tani në SHBA më shumë se 267 000 viktima.
Atlas ka kritikuar vazhdimisht përdorimin e maskës dhe distancimi social, duke ftuar banorët e Michigan të rebelohet kundër kufizimeve të vendosura nga guvernatori Gretchen Whitmer./ATSH