Biden: Spitalet dhe shkollat të parat për marrjen e vaksinës antiCovid-19

0
116

Shpresoj që administrata Trump do të jetë në gjendje të fillojë shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19, para marrjes së funksionit nga ana ime, deklaroi presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden në një intervistë për NBC.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së nënvizoi se për administratën e tij shpërndarja e kësaj vaksine do të ishte e nevojshme që të përqendrohej para së gjithash te personeli në vijën e parë të frontit të luftës kundër pandemisë dhe te shkollat, me qëllim rihapjen e tyre të shpejtë./ATSH