Statujë e madhe, prej ari, për qenin e tij të preferuar- vendimi i presidentit të Turkmenistanit

0
130

Një statujë e madhe, prej ari, për qenin e tij të preferuar. Ky ishte vendimi i presidentit të Turkmenistanit, ndërsa statuja është vendosur në një rrethrrotullim në kryeqytetin e vendit.

Alabay është një racë qeni vendase, varietet i qenit të stanit të Azisë Qendrore, i cili konsiderohet një trashëgimi kombëtare.

Qentë dhe kuajt janë burime të krenarisë kombëtare në vendin e izoluar. Presidenti Berdymukhamedov ka drejtuar ish-republikën Sovjetike që nga viti 2007.