Si t’i mbijetojmë një bllokimi në dimër, këshilla nga ata që e kanë përjetuar

0
77

Një bllokim i plotë ose i pjesshëm gjatë muajve të dimrit mund të duket si i vështirë për t’u përballuar, por disa shtete e kanë përjetuar një gjë të tillë.

Bllokimi në Tromsø, Norvegji, filloi në mars me temperatura që shkonin deri në -1.1°C. Binte borë dhe shi pothuajse çdo ditë. Ida Solhaug thotë se përballja me një bllokim dimëror ka të bëjë me mendësinë. Këshillat e saj janë:

– Rinovoni garderobën e dimrit.
– Ndizni qirinj për të krijuar një atmosferë të këndshme, në kontrast me errësirën e jashtme.
– Kushtojini rëndësi natyrës dhe gjërave të vogla përreth jush, si pemët apo rrezet e diellit.

Melbourne hyri në një bllokim tre-mujor gjatë dimrit australian në korrik, kur temperaturat arrinin në 3°C. Një banjë e nxehtë e ndihmoi Rowan Bruce të përballonte presionin mendor të një bllokimi 112 ditor. Këshillat e tij janë:

– Bëni praktika dimërore, si banjot e nxehta ose netët me pica.
– Mos u tregoni shumë të ashpër me veten.
– Merrni fëmijët për një shëtitje.

Bllokimi në Kinë filloi së pari në Wuhan në janar, kohë kur temperaturat shkonin në -3.6°C. Yilang Zeng përjetoi bllokimin e parë para pandemisë, pasi shkoi të vizitonte prindërit për Vitin e Ri Kinez në janar. Këshillat e saj janë:

– Vendosni krem duarsh direkt pasi përdorni dezinfektues për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti.
– Vishni më shumë rroba që të mos përdosni shumë ngrohjen – kjo kursen edhe para.
– Blini fruta dhe perime me bollëk që të shkurtoni vajtjen e shpeshtë në supermarket.

Temperatura mesatare në Toronto, Kanada, në mars ishte 4°C. Ashwini Selvakumaran thotë se me rëndësi është që njerëzit të mos ushtrojnë presion ndaj vetes për të dalë. Këshillat e saj janë:

– Mos u ndjeni në presion për të dalë jashtë.
– Mos kaloni shumë kohë në rrjete sociale.
– Jini të sjellshëm me të tjerët.

Burimi: BBC, Anabel