“Para se të kritikoni, shikoni veten!”

0
55

Nga Sophia Loren

Duke numëruar vitet e mia kam kuptuar se kam më pak kohë për të jetuar nga këtu e tutje sesa kam jetuar tashmë ..
Ndihem si ai fëmija që fitoi një kuti me karamele dhe të parat i hëngri shpejt , por kur vuri re që kishin mbetur pak, ai filloi t’i shijojë ato me qetësi …
Tani e tutje nuk kam kohë të duroj njerëz absurdë që pavarësisht moshës së tyre nuk janë rritur ende… Nuk i duroj manipuluesit dhe oportunistët…
Jam mërzitur nga urrejtësit, të cilët përpiqen të diskreditojnë ata qe jane më të aftë për të ruajtur dhe pershtatur per vete vendet qe nuk ju takojne…dua të jetoj pranë njerëzve shumë njerëzorë,qe dine të buzëqeshin me gabimet e veta,qe nuk fryhen me “fitoret”e tyre,qe nuk e konsiderojne veten “të perzgjedhur” përpara se t’i zgjedhim ne,qe nuk ju ikin përgjegjësive të veta, qe mbrojne dinjitetin njerëzor, që duan te jene në anën e së vërtetës dhe të ndershmërisë dhe per te cilet gjëja me thelbësore është ajo që e bën jetën t’ja vlejë për të jetuar…
Po … Unë nxitoj të jetoj jeten me intensitetin qe vetëm pjekuria mund të më japë… Kërkoj të mos harxhoj asnjë “karamele”të vetme nga ato qe me kane mbetur pa i shijuar
Koha që kemi ne dispozicion është e lirë ,por nuk ka çmim.
Ju nuk mund ta zotëroni , por mund ta përdorni ate!
Ju nuk mund ta mbani , por mund ta shpenzoni ate!
Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurrë me!
Qëllimi im është që më në fund të kënaqem në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time. Shpresoj edhe ju … sepse në një mënyrë apo në një tjetër te gjithe luftojme për një të ardhme më të mirë …
Dhe gjithmonë kujtoni:
Para se të diskutoni, merrni frymë!
Para se të flisni, dëgjoni!
Para se të kritikoni, shikoni veten!
Para se të shkruani, mendoni!
Para se të lëndoni, ndjejeni atë!
Para se të hiqni dorë, provoni!
Para se të vdisni, jetoni!