Kryeministri Hoti tregon masat e reja, mbyllje për 11 komuna në zonë të kuqe

0
411

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja nga Qeveria e Kosovës lidhur me pandeminë Covid-19.

Hoti ka thënë se situata është shumë e rëndë, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e botë. “Duke pas parasyshë kapacitetet që I kemi për ta përballuar këtë situatë, duhet të kujdesemi. Projeksionet e IKSHPK-së janë mjaft pesimistë dhe është dashur të marrim masa. Riorganizim në spital 838 shtretër për Covid, do të rriten ende. Sot janë 626 pacientë të shtrirë në klinika në QKUK dhe spitale”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se draft vendimi për masat e reja do të shkoj për votim pas konferencës për media. Masat do të hyjnë në fuqi të premten në ora 19:00.

Hoti ka bërë të ditur se komunat rrezik të lartë të infektimit me mbi 149 raste të reja pozitive në 100 mijë banorë brenda datës 2 deri 8 nëntor. Në këto komuna poashtu do të kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe të gjitha bizneseve nga ora 19:00 deri në ora 05:00. Poashtu gjatë kësaj kohe ndalohet edhe hyrja e dalja.

Lista e komunave në zonën e kuqe me mbi 149 raste në 100 mijë banorë:

Prishtina 802; Fushë Kosovë 508; Gjilan 412; Obiliq 313; Novobërdë 250; Ferizaj 209; Gjakovë 194; Shtime 170; Podujevë 168; Pejë 165; Mitrovicë e Jugut 150

Në komunat në zonë të gjelbër gastronomia dhe qendrat tregtare do t’iu ndalohet puna nga ora 20:00 deri në 05:00.

Ndërkaq në komunat në zonë të portokallt me rrezik të mesëm, këto sektorë nuk do të mund të punojnë nga ora 18:00 deri në ora 05:00.