Biden: Kam vetëm një mesazh për botën

0
257

Mesazhi im për udhëheqësit e huaj është vetëm një, Amerika po kthehet si më parë, deklaroi sot presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden.

Biden ka zhvilluar biseda telefonike me presidenti francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

“Duke biseduar me ta u thashë atyre se jemi përsëri në lojë”, shkroi në Twitter presidenti i zgjedhur, Biden.

“Ka ardhur koha të shërojmë Amerikën”, theksoi ai para qindra mbështetësve të mbledhur në bastionin e tij të Wilmington, në shtetin e Delaware.