“Sa të kam dashtë, s’ke me e ditë kurrë”

0
163

Nga ALDA MERINI

Sa të kam dashtë
s’ke me e ditë kurrë;
ma shumë se bleta
që thumbon lulen e saj,
ma fort se shiu
që njom pishat.
Të kam dashtë ndoshta
n’se m’lejohet me e thanë,
ma shumë se Zoti
e don njirin.
E për me të dashtë ma mirë
kishe dashtë me kenë e bukur
si heshtja,
ose si një sferë yjesh.
Por pronat e mia ishin
të mjera,
e dridhesha
shkërmoqesha prej pasionit
pa mujtë me ta thanë.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima