“Nuk ka ‘faj kolektiv’, prandaj nuk ka as ‘dënim kolektiv’

0
251

Nga Kimete Berisha

Nuk ka ‘faj kolektiv’!
Prandaj, nuk ka as ‘dënim kolektiv’.
Ka edhe dënim kolektiv por veç ‘nëpër naj shkollë, ku arsimtari e ‘dënon’ krejt klasën sherri i një nxënësi’.
Ligji e njeh ‘fajin personal’, edhe kur njerëzit veprojnë si grup.
Sepse, ka që mbajnë përgjegjësi veç morale, s’kanë prekur njëri me dorë;
Ka që kanë faj pse kanë qëndruar indiferentë;
Ka që kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur rasti;
Ka që kanë qenë veç frymëzues, nga larg,
dhe ka individë që nuk e përfillin ‘grupin’, marrin vendime në afekt, pa ‘lejen’ e grupit.
Çdo njeri normal e di kaq punë.
Që faji është individual.
E ti, i thua vetes avokat dhe aq i papërgatitur je, sa që del në Tv-debate dhe e nxit popullin tënd të ‘kujtoj’ se si bota po e shpall ‘fajtore’ Lirinë e Kosovës,
se si bota perendimore do ta ‘ndëshkojë’ popullin shqiptar pse nuk e ka duruar robërinë, po u çlirua me ndihmën e botës së lirë dhe NATO-s.
Është patetike, kur një avokat kërkon mbrojtje dhe strehim te populli, në vend se të bëhet avokat i Individit që e përfaqëson në procesin gjyqësor, konkretisht, për çka paguhet.
Ndërsa avokati tjetër, ai kryesori, i ish presidentit po kujtojka se njeriu mbrohet me komplimente.
Është varfëri e madhe të varesh nga komplimenti.
Komplimenti mund të tërhiqet mbrapsht, si në rastet kur tërhiqen mbrapsht Çmimet dhe Mirënjohjet ndërkombëtare, pasi zbulohet një sekret i errët i personalitetit të nderuar me Çmim.
Pra, komplimenti është fjalë goje dhe gjithmonë
subjektiv.
S’ka lidhje, që në një moment Presidentit Biden i është dukur ish Presidenti i Kosovës si George Washington, anipse ekziston një simbolikë interesante edhe këtu.
Pak para vdekjes, George Washington, që ishte pronar i qindra skllevërve (burrave, grave e fëmijëve), vendosi t’i lirojë shumicën prej tyre.
George Washington (baba i Amerikës) ishte edhe njeri i mirë, edhe skllavopronar i mirë.
(Pra, e dini se edhe Hëna e ka anën e errët të saj, e lëre më njeriu).
Kurse, Presidenti i Kosovës, një ditë para nisjes në Hagë vendosi t’ua falë burgun të dënuarve për vrasje.
Është tragjedi e madhe, pse të gjitha Institucionet e heshtin faktin se me Ligjin e Amnistisë, Presidenti nuk ka të drejtë t’i falë ata që kanë vrarë, plagosur dhe që kanë lënduar.
P.S. Pra, të vegjël jeni Ju për UÇK-në.
Sepse, UÇK ishte krejt populli shqiptar. E populli nuk gjykohet.