Kalon mbi 25 mijë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë

0
46

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 596 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK konfirmon se këto raste janë regjistruar nga një mijë e 559 mostra të marra në këtë periudhë kohore.

Me rastet e fundit në Kosovë që prej 13 marsit kur është shënuar rasti i parë, janë konfirmuar si të prekur me këtë virus 25 mijë e 388 veta.

Me pesë viktimat e fundit të regjistruara në vend deri tash si pasojë e këtij virusi kanë ndërruar jetë 773 persona.

Deri më sot virusin e kanë mposhtur 16 mijë e 362 persona, ndërkaq numri i rasteve aktive është 8 mijë e 253.