BE gati të blejë 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 nga “Pfizer”

0
75

Bashkimi Europian do të blejë deri në 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 që po zhvillohet nga “Pfizer” dhe “BioNTech”, njoftoi sot kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Më herët gjatë ditës, gjigantët e farmaceutikës amerikane dhe gjermane njoftuan se vaksina kandidate antiCOVID-19 është 90 % efikase kundër koronavirusit të ri.

“Një lajm i shkëlqyeshëm nga “Pfizer & BioNTech” mbi rezultatet e suksesshme të provës së tyre të fundit klinike për një vaksinë antiCOVID-19”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Komisioni i BE-së do të nënshkruajë një kontratë me ta së shpejti për deri në 300 milionë doza”, shtoi ajo.

Kompanitë farmaceutike thanë se do të jenë gati ta paraqesin vaksinën e tyre në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për autorizim urgjent përdorimi deri në javën e tretë të këtij muaji./ATSH