Kosova sot zyrtarisht ua njohu katër qytetarëve statusin e personave pa shtetësi

0
274

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR), organizuan ceremoninë për njohjen e statusit të personave pa shtetësi.

MPB në bashkëpunim me UNHCR-në kanë bërë përpjeke prej shumë vitesh në mënyrë që t’u garantohet e drejta për shtetësi qytetarëve që kanë qenë duke qëndruar në Kosovë dhe që nuk kanë pasur shtetësi të asnjë vendi.

Republika e Kosovës është zotuar që të trajtojë rastet e personave pa shtetësi, si një kategori e veçantë juridike dhe është zotuar që do t’u ofrojë çdo lehtësi sa i përket integrimit të tyre në shoqëri.

Duke marrë parasysh këto zotime, sot në një ceremonitë veçantë, u është njohur statusi i personit pa shtetësi katër qytetarëve. Me këtë hap Republika e Kosovës ka hapur një kapitull të ri sa i përket përmbushjes së obligimeve karshi të drejtave themelore të njeriut, në raport me obligimet ndërkombëtare.