Hoti tregon për takimin me Osmanin: U dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate

0
122

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot takim me ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Hoti ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend, ku pranoi se janë dakorduar të konsultohen vazhdimisht për menaxhimin e kësaj situate.

”Diskutuam edhe për fondin për rimëkëmbje ekonomike”.

”Disktuam për zhvillimet e fundit dhe u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate. Natyrisht që edhe unë jam i interesuar, që pavarësisht zhvillimeve politike në rezultatet që kalon vendi që forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjen”.

Hoti pas takimit me Osmani ka kërkuar maturi politike për të tejkaluar situatën pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.