Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi sot para Gjykatës së Hagës

0
138

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet sot në orën 15:00.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon ish-kreun e UÇK-së Hashim Thaçi me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohet KËTU

Paraqitja e parë e ish-presidentit Hashim Thaçi do të mbahet në seancë publike.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Po ashtu sot veçse në orën 11:00, do të mbahet edhe paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë./KlanKosova