Si të dalloni që dhimbja e kokës është shenjë e infektimit me COVID-19

0
308

Për COVID-19, një sëmundje e frymëmarrjes që mund të prekë mushkëritë, janë identifikuar disa simptoma, ku një ndër to është edhe dhimbja e kokës. A është një simptomë e zakonshme për COVID-19?

Studimet kanë treguar se po, dhimbja e kokës te të infektuarit me COVID-19 është raportuar si në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla.

Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me COVID-19?

Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVID-19 dhe llojet e tjera.

Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:

∙ Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
∙ Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
∙ Ndodh në të dyja anët e kokë
∙ Mund të përkeqësohet kur përkuleni

Si të dalloni nëse bëhet fjalë për migrenë?

Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e COVID-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën.

Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

Simptomat më të zakonshme të COVID-19:

– ethe
– temperaturë
– lodhje
– kollitje
– gulçim
– dhimbje koke

nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Dylli nga veshët zbulon shumë më tepër për shëndetin tonë: Çfarë do të thotë nëse keni në sasi më të mëdha
Sa bën të qëndroni afër dikujt me coronavirus, por që të mos infektoheni?
Nëse keni probleme me zemrën, ndoshta faji është te partneri
Simptoma të tjera:

– dhimbje e fytit
– dhimbje e trupit dhe kockave
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– humbje e shijes dhe nuhatjes
– të përziera, të vjella dhe diarre

Burimi: Healthline, Anabel