Valbon Krasniqi: Sot edhe unë dola pozitiv me COVID-19

0
117

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, e ka konfirmuar që është prekur me COVID-19.

Klan Kosova më parë kishte raportuar për të se ishte dalë pozitivë me anë të burimeve të veta.

“Qytetarë të nderuar. Sot edhe unë rezultova pozitiv me COVID-19”.

“Ditët në vijim do të jem në vetizolim duke respektuar të gjitha rekomandimet”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.