Thaçi jep dorëheqje nga pozita e presidentit

0
102
Photo - Astrit Ibrahimi
Photo - Astrit Ibrahimi

Pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të vendit.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetentë zyrtarisht se gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje”.

“Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe për juve që më keni mbështetur dhe besuar për këto tri dekada të përpjekjeve tona për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar edhe aktakuzën ndaj ish-udhëheqësit tjetër të UÇK-së dhe liderit aktual të PDK-së Kadri Veseli.