Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianeve” planifikon të mban Festivalin Multikulturorë nga data 16 deri me 20 nëntor

0
84

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianeve” planifikon të mban Festivalin Multikulturorë nga data 16 deri me 20 nëntor.

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianeve”, në kuadër të Festivalit Multikulturorë, po organizon ngjarjen që promovon identitetin dhe kulturën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, rolin e grave në shoqëri dhe ofrimin e mundësive të barabarta. Pikturat/fotografitë më të mira që kanë qenë në garë, 30 prej tyre do të ekspozohen në Galerinë e Arteve në Prishtinë.

Edicioni i dytë i Festivalit Multikulturorë është ngjarje që promovon identitetin, kulturën dhe vlerat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë si dhe promovon ofrimin e mundësive të barabarta.

Përmes këtij festivali i cili tenton të bëhet tradicional synohet luftimi i paragjykimeve dhe stereotipeve që ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke promovuar kulturën, muzikën, artin e mbi të gjitha duke diskutuar dhe festuar ngjashmëritë.