Kina bllokon mbërritjen e udhëtarëve nga Belgjika dhe BM

0
43

Kina ka vendosur të bllokojë mbërritjen e udhëtarëve të huaj që vijnë nga Britania e Madhe dhe Belgjika për shkak të epidemisë dhe për të riforcuar kushtet e aksesit në territorin e saj për disa vende të tjera.

Gjiganti aziatik, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë vitin e kalaur, ka frenuar gjerësisht pandeminë në territorin e tij.

Vendi ka mbyllur praktikisht kufijtë që prej fundit të marsit dhe ka reduktuar në mënyrë të konsiderueshme fluturimet ndërkombëtare, para se të rihapte me kujdes kufirin muajt e fundit.

Por, sipas një komunikate të publikuar në faqen e ambasadës kineze në Londër, qeveria njoftoi se kishte vendosur pezullimin e përkohshëm të hyrjes për shtetasit jo kinezë të pranishëm në Britaninë e Madhe, edhe pse këta të fundit kanë viza apo leje qëndrimi në Kinë.

“Ky pezullim është një masë e përkohshme e nevojshme për situatën aktuale të COVID-19”, thekson komunikata.

Një njoftim i ngjashëm figuron edhe në faqen e ambasadës së Kinës në Belgjikë.

Britania e Madhe është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, me më shumë se një milionë kontaminime, prej të cilëve 48 000 të vdekur.

Kryeministri, Boris Johnson njoftoi një kufizim tjetër të popullsisë, që do të hyjë sot në fuqi./ATSH