Autoritetet shëndetësore austriake bëjnë të ditur se numri i rastave po rritet në Austri. Vetëm pak orë më parë dolën rastet e reja me infektime, ku numri arriti në 6,901 raste në 24 orët e fundit.
Ndërkohë shteti i Austrisë ka nisur karantinën, shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura, por njerëzit tani nuk lejohen të dalin nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Përveç mbylljes së muzeve, teatrove, kinemave dhe pishinave, të gjitha aktivitetet anulohen, përfshirë dasmat dhe tregjet e Krishtlindjeve. /Albinfo.ch