Trump: Ndal sulmeve të ndyra terroriste

0
69

Sulmet terroriste duhet të ndalojnë, deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump pas atentatit terrorist sulmit në Vjenë.

“Lutjet tona shkojnë për vjenezët pas këtij akti të ndyrë terrorist në Europë”, shtoi ai.

”Këto sulme të mbrapshta kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah Austrisë, Francës dhe të gjithë Europës në luftën kundër terroristëve, përfshirë terroristët radikalë islamikë”, theksoi presidenti Trump.

Një tjetër person humbi jetën pas sulmit terrorist në Vjenë, duke e çuan në katër numrin e përgjithshëm, deklaroi ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Viktima e katërt ishte një grua e moshës midis 40 dhe 50 vjeç, e cila vdiq në një spital të Vjenës.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia të hënën në mbrëmje.