SHBA voton sot për të zgjedhur president

0
47

Amerikanët sot do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur president Donald Trump apo Joe Biden.

Votat e tyre do t’iu bashkohen më shumë se 99 milionë të tjerave që deri më tani janë hedhur për këta kandidatë.

Derisa zgjedhjet po mbahen në pandemi, 9.3 milionë amerikanë janë të infektuar me COVID-19.

Pikërisht, kjo temë ishte pika më e nxehtë e debateve presidenciale dhe fushatave që tani ka përfunduar.