Pas sulmeve terroriste në Francë dhe Vjenë, Shqipëria shton masat e sigurisë

0
40

Pas sulmeve terroriste në Francë dhe Vjenë, njësitë e specializuara antiterror do të shtojnë masat për të rritur sigurinë në Shqipëri.

Top Channel mëson se në ambientet publike, aeroporte dhe porte do të ketë prezencë të shërbimeve civile si dhe do të rritet numri i patrullimeve të shërbimeve me uniformë të policisë.

Këto masa do të jenë në fuqi deri në fund të vitit, për shkak edhe të festave që na presin në vijim, saktësisht 28-29 Nëntori dhe festat e fundvitit: Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Masat në fjalë do të përfshijnë edhe shërbimet diplomatike në Shqipëri.