Dyshohet për gjuajtje me armë mes policisë dhe disa personave në Fushë Kosovë

0
209

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Në rast janë përfshirë disa zyrtarë të policisë dhe pronarët e një lokali.

Burimet e Klan Kosovës brenda policisë bëjnë me dije se zyrtarët e policisë janë sulmuar nga pronarët e lokalit, me ç’rast policë janë detyruar të përdorin armën.

Sipas informacioneve që ka Klan Kosova i plagosur është pronari i lokalit dhe po ashtu është plagosur edhe një polic civil.

Klan Kosova mëson se pronarët e lokalit kishin përdorur edhe shufra të metalit gjatë përleshjes.

Klani do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

VIDEO e plotë e incidentit: