Kreu i OBSH-së në karantinë pas kontaktit me një person pozitiv me COVID-19

0
71

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ishte vendosur në karantinë pasi kishte qenë në kontakt me një person të testuar pozitiv me COVID-19, duke theksuar se nuk kishte asnjë simptomë.

“Jam identifikuar si një kontakt i dikujt që është testuar pozitiv me COVID-19. Jam mirë dhe jam pa simptoma, por do të karantinohem në ditët që vijnë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe do të punoj në shtëpi”, theksoi Tedros Adhanom Ghebreyesus në një mesazh në Twitter.

“Është shumë e rëndësishme që ne të jemi konfort të gjitha direktivave shëndetësore. Kështu do të ndërpresim të gjithë zinxhirët e transmetimit të COVID-19, do të largojmë virusin dhe do të mbrojmë sistemin tonë shëndetësor”, shtoi ai.

Tedros ka qenë në linjën e parë të iniciativave të agjencisë së shëndetit të Kombeve të Bashkuara për të luftuar kundër pandemisë, që i ka kushtuar jetën rreth 1,2 milionë personave dhe ka infektar më shumë se 43 milionë persona në mbarë botën që prej shfaqjes së koronavirusit në fund të vitit 2019 në Kinë./ATSH