“E bukur është gruaja që ju bën të ndiheni mirë duke qenë afër saj”

0
107

Një grua e bukur nuk është thjesht ajo me gjoks te madh, me buzë të plota, me lëkurë pa asnjë rrudhë apo ajo me fytyrë pa asnjë shprehje, e ndoshta “të ngrirë” nga botoxi apo ajo që ka thjesht sytë e bukur.

E bukur është gruaja e ndjeshme, e fortë dhe në të njëjtën kohë e brishtë, ajo që ka përjetuar vështirësitë e jetës, ajo që ka tejkaluar vuajtjet, ajo që ra dhe u ngrit përsëri dhe tani është një person i vërtetë, i fortë, i përulur dhe i sinqertë.

E bukur është gruaja lotët e së cilës përbëhen nga 10% ujë dhe 90% ndjenja. Është gruaja serioze, plot dritë, por kurrë sipërfaqësore, e mençur dhe e gëzuar, e sigurt dhe dyshuese, që lexon dhe është e uritur për dije.

E bukur është gruaja që ka të meta, por të cilat nuk të shqetësojnë. Është gruaja pse jo me rrudha por që shënojnë një jetë të jetuar dhe të vuajtur, me rrathë të errët nga netët pa gjumë për te dashurit e saj.

E bukur është gruaja që shkëlqen me dritën e saj, me një shikim të ndritshëm dhe të thellë dhe jo ajo që ekspozon bukurinë e saj të jashtme.

E bukur është gruaja që ju bën të ndiheni mirë duke qenë afër saj, sepse ju ndjeni atë që është brenda saj, shpirtin e saj.

@italmed