Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut

0
71

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Gjatë periudhës së aplikimit (21 – 30 tetor) kanë aplikuar 4 subjekte politike, si në vijim:

SUBJEKTI POLITIK EMRI I KANDIDATIT
LISTA SRPSKA MILAN RADOJEVIĆ
KANDIDAT I PAVARUR DUŠAN MILUNOVIĆ
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS FLORENT AZEMI
LËVIZJA VETËVENDOSJE! ERDEN ATIQ

 

Njoftim shtesë: Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim:

  1. Naim Fetahu

Partia Demokratike e Kosovës – PDK

  1. Nexhmi Rudari

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK

  1. Shpejtim Bulliqi

Lëvizja Vetëvendosje!