Ditët e para të nëntorit kryesisht me vransira por mot më të butë

0
37

Vendi ynë ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur që shtrihen mbi pjesën më të madhe Mesdheut. Mirëpo ditën e shtunë, një turbullirë nga Europa veriore do të depërtojë në lindje të rajonit, që si rrjedhojë do të ketë shtim të vransirave, e gjatë ditës dhe në mbrëmje nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
Pasditen e së dieles do të ketë kthjellime. Në fillim të javës, megjithëse mbetemi nën ndikimin e fushave anticiklonike, nga lindja e rajonit mund të kalojnë sisteme frontale, që sjellin vransira, e ditën e martë mundësi edhe për të reshura. Ditëve të para të nëntorit temperaturat gradualisht në rritje.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e shtunë do të luhatet përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel herë herë pritet të kaloj edhe në vlera të pashëndetshme.
31.10 – Nga orët e paradites vransirat do të shtohen. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të pakta lokale shiu.
1.11 – Paradite me vransira, ditën me kthjellime dhe intervale me diell.
2.11 – Kryesisht me vransira, ditën edhe me intervale me diell.
3.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
4.11 – Kryesisht me vransira, ditën intervale me diell.
Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me minimale që do të lëvizin nga 4C deri 9C, e maksimalet nga 16C deri 19C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet sipër vlerave normale.