Rregullohen IP adresat, pas reagimeve të OAK-së

0
82

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) ka reaguar lidhur me problemet e IP adresave që dëmtonin me miliona euro biznesin dhe buxhetin e Kosovës. Me këtë rast i dëmtuar ka qenë edhe sektori medial ku në ҫdo portal që ka paraqitur reklama në fund të faqës në bazë të IP-ve janë shfaqur reklamat në gjuhë të huaja dhe jo në gjuhën shqipe.
Kjo ka ndikuar negativisht në sektorin e biznesit medial dhe e ka dëmtuar atë jashtzakonisht shumë.
Për këtë arsye Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), ka organizuar edhe takime ndërinstitucionale në mesin e të cilave edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Si rezultat i këtyre takimeve, me kënaqësi i’u njoftojmë se tashmë një problematikë e tillë është rregulluar, pas shqetësimit dhe reagimeve të bëra nga OAK.
Rikujtojmë se më parë nëse kemi kërkuar për IP adresën tonë pavarsisht se ne jemi gjendur në Kosovë ka figuruar se gjendemi në Mal të Zi, Serbi apo edhe në ndonjë vend tjetër të rajonit ose nuk e ka identifikuar fare IP adresën tonë , ndërsa tani figuron Kosovë apo Shqipëri.
Problemi i mëhershëm me IP adresat, OAK konsideron se ka dëmtuar edhe vetë imazhin e shtetit të Kosovës.