Akuza të ndërsjella azero-armene për shkeljen e armëpushimit

0
44

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një armëpushimi humanitar në rajonin e Nagorni-Karabahut, pak pasi ai hyri në fuqi të hënën.

Të dy ish-republikat sovjetike janë të përfshira në një konflikt mbi rajonin e diskutueshëm të Kaukazit të Jugut, i kontrolluar për dekada nga trupat e krishtera armene, por i konsideruar nga OKB si pjesë e Azerbajxhanit, me shumicë myslimane.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit theksoi ”se ushtarët e saj në fshatin Safiyan u qëlluan”.

Autoritetet e Nagorni-Karabahut e kundërshtuan këtë gjë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Armenisë në Erevan akuzoi Bakunë ”për dezinformim”.

”Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit rifilluan bombardimet e artilerisë 45 minuta pasi armëpushimi hyri në fuqi”, theksoi zëdhënësja e ministrisë në Erevan.

Përpjekja e fundit për një ndërprerje të luftimeve u dakordësua në Moskë dhe u ndërmjetësua nga SHBA.

Marrëveshja hyri në fuqi të sot në 08:00 (04:00 GMT).

”Të dy vendet ripohuan angazhimin e tyre për armëpushimin”, sipas një njoftimi të përbashkët për shtyp nga Departamenti i Shtetit i SHBA.