KDI: LDK dhe AAK të “heqin duart” nga bordet publike

0
49

Sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të 𝒌𝒂𝒑𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕, përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak.

Ndërmarrjet publike janë institucionet më të kritikuara për 𝒑𝒆𝒓𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒏𝒄𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒐𝒃𝒆̈𝒕, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa prej tyre ndodhen buzë falimentimit. Sidoqoftë, të njëjtat po vijojnë të shërbejnë si strehë për akomodimin e njerëzve partiak nga subjektet politike që qeverisin me vendin. Kjo është reflektuar edhe gjatë emërimeve të fundit të bordeve të ndërmarrjeve të rëndësishme si Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, ku janë caktuar individë të cilët kanë garuar për poste publike nën 𝒍𝒐𝒈𝒐𝒏 𝒆 𝑳𝑫𝑲-𝒔𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑨𝑨𝑲-𝒔𝒆̈.

Ne vlerësojmë që vendosja e individëve me prapavijë partiake në pozita të përkohshme në këto borde, pa respektuar procedurat e konkursit publik, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.

KDI i bën thirrje Qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika.