Kufizime të reja, shtim të rasteve ditore dhe protesta kundër maskave

0
194

Miliona europianë u përballën me kufizime të reja për koronavirusin teksa qeveritë rritën përpjekjet për të ngadalësuar rritjen e infeksioneve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi një rritje “shumë shqetësuese” të rasteve me Covid-19 për një javë.

Nga e shtuna në mbrëmje, Parisi dhe disa qytete të tjera franceze vendosën bllokim të kufizuar, i cili do të zgjasë të paktën një muaj. Anglia po ndalon grumbullimet familjare në qytet dhe rajoni më i populluar i Italisë po kufizon hapjet e bareve dhe po pezullon ngjarjet sportive. Nevoja për veprim në Francë u pa e nevojshme sepse vendi raportoi një rekord tjetër për rastet e reja, me më shumë se 32,000 të infektuar në 24 orë.

Në Republikën Çeke qytetarët organizuan protesta kundër mbajtjes së maskave, Irlanda njoftoi kufizime të reja të ashpra, ndërsa Zvicra bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, duke përfshirë kinematë dhe dyqanet si edhe theksoi se duke filluar nga dita e hënë, do të ndalohen mbledhjet me më shumë se 15 persona në vende publike. Në Zvicër, maskat do të jenë të detyrueshme në stacionet e trenave, aeroportet dhe transportin publik.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi kur është e mundur pasi 7,830 raste të infektuarisht u shfaqën brenda 24 orësh. Javën e kaluar, Hollanda mbylli baret dhe restorantet për një muaj si pjesë e një vargu masash për të menaxhuar infeksionet në rritje. Polonia dhe Blegjika njoftuan gjithashtu raste ditore rekord.

Rastet europiane u rriten me 44%, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.