Në fund të këtij muaji del para gjykatës ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota

0
63

Pas kthimit në rigjykim, ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashotadhe ish-nënkryetari i Klinës, Enver Berisha, me datën 28 tetor 2020, do të dalin para Gjykatës së Pejës- dega në Klinë.

Bashota dhe Berisha, po akuzohen për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, raporton Drejtësia Sot.

Lajmin për caktimin e kësaj seance për Drejtësia Sot, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Sipas zëdhënëses Zhuti, seanca e datës 28 tetor 2020, në çështjen penale ndaj Bashotës do të fillojë në ora 13:00.

Vlen të theksohet se Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila në maj të vitit 2019, ish-kryetarin e Komunës së Klinës Sokol Bashotëndhe ish-nënkryetarin e Komunës së Klinës, Enver Berishën i kishte dënuar për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.

Gjykata e Apelit, pasi shqyrtimit të ankesave të palëve kishte ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, kjo pasi që dispozitivi ishte në kundërshtim me arsyetimin si dhe se gjykata e Pejës, nuk kishte dhënë arsyet për faktet vendimtare ndërsa ato që i ka dhënë ishin të paqarta dhe të pa mjaftueshme për të vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Pejë, me aktgjykimin e datës 29.05.2019, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit Sokol Bashota dhe Enver Berisha, për shkak të veprës penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” dhe secilin veç e veç, e kishte gjykuar me dënim burgimi me kusht në kohëzgjatje prej 6 muaj si dhe dënim me gjobë në të holla në shumë prej 1000 euro.

Gjithashtu, vlen të përmendet se në të njëjtin rast Sokol Bashota, Enver Berisha, bashkë me Esat Rracin dhe Fadil Gashin, nga akuza e Prokurorisë Speciale, ngarkoheshin edhe me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, mirëpo pasi që prokurorja, kishte hequr dorë nga ndjekja penale, Gjykata e Pejës, kishte marrë aktgjykim refuzues për këtë vepër penale./DrejtesiaSot