Merkel: Masa të reja më kufizuese për të luftuar virusin

0
246

Gjermania do të prezantojë masa të reja, më kufizuese, në një përpjekje për të luftuar ringjalljen e pandemisë së COVID-19, njoftoi sot në mbrëmje kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi me zyrtarë nga 16 landet.

“Unë jam e bindur se ajo që po bëjmë tani do të përcaktojë se si do ta kalojmë këtë pandemi”, tha ajo.

Numri i pjesëmarrësve në ngjarje private pritet të kufizohet në 15 persona në rajonet që regjistrojnë më shumë se 35 raste të reja infektimi për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve./ATSH