SHBA në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4

0
85

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës mirëpret faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”.
Kjo, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.
Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covid-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19.
Për më shumë, gjeni linkun në vijim:

https://travel.state.gov/content/travel/en/international-travel/International-Travel-Country-Information-Pages/Kosovo.html?fbclid=IwAR0PpMNV3-_EOU2h_QiEzJKQrcmDmAdObAG9u3L8LMgW_Jg4ZBA_Fs9StI8