Komuna e Prishtinës shpërndau pajisje për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë

0
38
Nga Premtim Fazliu
Në kuadër të platformës Prishtina e Secilit, gjatë ditës së sotme kemi dorëzuar pajisje për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë në të gjitha institucionet shkollore dhe parashkollore.
Këtu përfshihen:
• 5,000 dezinfektues të xhepit për nxënësit e shkollave të Komunës së Prishtinës,
• 200l dezinfektues për stafin shkollor dhe
• 70 termometra digjital.
Një pjesë e tyre do të dedikohen edhe për Kuzhinën Popullore.
Ditët në vijim do të pranojmë edhe një kontigjent prej 46,000 maskash.
Falenderojmë LDS Charity për mbështetjen e vazhdueshme.