Dëmtohet gypi i ujit, nuk ka ujë të pijshëm në lagjen ” Bregu i Diellit “, Prishtinë

0
58

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Dëmtohet gypi i ujit me diametër fi 200 mm, në lagjen ” Bregu i Diellit ” në Prishtinë, në afërsi të Ambulantës, sërish nga palë të treta, konkretisht nga kontraktorë të KEDS-it.

Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 17 e 45, mbetet zona qendër e lagjes në fjalë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit.

Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit.

Kërkojmë mirëkuptim!