Walker: Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira

0
119

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se ekonomia nuk do t’i zgjidhë çështjet politike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se nuk mendon se do të përmbushen ato çfarë janë nënshkruar në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

“Presidenti Trump sigurisht është më i interesuar për çështjet ekonomike sesa ato politike dhe problemet e të dy vendeve – nëse këto marrëveshje ekonomike kanë sukses, nëse krijojnë vende pune, zhvillim, tërheqin investime të huaja, do të ishte mirë për rajonin”.

“Sidoqoftë, kam frikë se trajtimi vetëm i çështjeve ekonomike nuk do të zgjidhë problemet politike që mbeten të hapura dhe me të cilat Bashkimi Evropian po merret për vite me radhë pa shumë sukses”.

“Unë nuk mendoj se premtimet e dhëna në pjesën ekonomike të marrëveshjes do të përmbushen – kjo Shtëpi e Bardhë është e njohur për të thënë fjalë të mëdha në sferën ekonomike dhe në Amerikë që nuk u bënë të vërteta”.

“Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira nën regjimin e Milosheviqit…”, ka thënë Walker.