Tahiri: Unë e kam rrogën vetëm 1300 euro dhe jam njeriu i dytë i shtetit

0
707

Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin Oxygen tregoi për takimin Kosovë-Shqipëri, gjendjen aktuale në Kosovë dhe shpjegoi pse qeveria e Kosovës ka 4 zv/kryeministra.

Për takimin Kosovë- Shqipëri dhe marrëveshjet që u nënshkruan në atë takim, Besniku tregon se ky takim është një arritje shumë e madhe.

“Takimi në Shqipëri përmban marrëveshje për ndërtimin e hekurudhës, portin e Durrësit, ka tema ekonomike. Deri tani nuk kemi pas ecuri të mira të zbatimit të marrëveshjeve por kjo ishte mbledhja e gjashtë dhe po vazhdojmë të punojmë. Disa punë që kemi filluar janë kongresi mbarëkombëtarë , diskutim se si të stimulohet turizmi në bjeshkët e Kosovës dhe planifikimi i  binjakzimeve të qyteteve përmes buxhetimeve .” shton Besniku.

Sipas Tahirit Kosova ka të arritura të mëdha dhe shumë përparësi krahasuar me vendet tjera.

“Nuk është zi qysh po paraqitet Kosova, ka probleme ky shtet, ka probleme kjo shoqëri por nuk ka vend më të mirë për me jetu jo vetëm për mua qe jam politikanë. Kosova ka të arritura të mëdha ku kemi qenë dhe ku jemi, por ka ende shumë punë por kur bëjmë krahasime me rajonin duke marrë parasysh policinë, sistemin e doganave, disiplinën fiskale jemi mirë. Mjeksia është problem, por është shërbim falas duke krahasuar me vendet që sistemin e shëndetësinë e kanë ndryshe. Sigurimi shëndetësor është problem, ka vite që po punohet për të por nuk e kemi zgjedhur ende modelin i cili i shkon për shtat Kosovës.” thotë Tahiri.

Çfarë mendon Tahiri për politikën në Kosovë dhe sa ka beneficione ky profesion në Kosovë?

“Populli mendon që politika është e korruptuar, por ka njerëz të ndershëm. Njerëzit hyjin në parti sepse kanë ideale dhe politika është profesioni më i rëndësishëm sepse udhëheq një të sëmur♪, nje të shëndoshë, një akademik, një profesor dhe nëse udhëheq drejtë, i krijon beneficione dhe shumë të mira vendit me ni pagë mesatare. Politika nuk ka beneficione të mëdha, rroga e këshilltarit  është 500 euro  kurse unë e kam rrogën 1300 euro. Njeriu i dytë i shtetit e ka rrogën 1300 euro. Disa politikanë bëjnë debat sipërfaqësor jo strategjik të vendit.” deklaron Tahiri.

Tahiri tregoi se cila ka qenë puna e tij e parë, sa herë ka kandiduar në zgjedhje dhe ka humbur por synimet e kanë bërë të vazhdojë tutje.

“Punën e parë në 1998 kam qenë rojtar në OSBE. 22 vjet kam qenë roje, sot jam njeri i dytë në shtet, 7 her kam humbur në zgjedhje por kur ke synime kërkush nuk mundet më të thënë asgjë. Por kam bërë garë të sinqertë , tash më erdhi mundësia me udhëheq edhe me bo diçka të mirë.” shtoi Tahiri.

Tutje Tahiri ka shpjeguar pse qeveria e Kosovës ka 4 zv/kryeministra dhe ai ka 13 këshilltarë.

“Kualiconet politike e ndërtojnë një platformë qeverisëse në këtë rast varet shumë prej numrave dhe kërkesave qe kualicioni ka, ne kemi 4 zv/kryeministra, jam unë, Dritoni, Albulena dhe Gorani. Ligji nuk egziston për këto qështje sepse nuk është votuar për shkak se ka një debat mes juristave të cilët thonë që nuk mund të zgjidhen numrat e ministrave për nje qeveri që ka votën e popullit , disa të tjerë thojnë me numër të caktuar , unë jam për 15 gjë që si ide Vetvendosja e ka marrë prej meje. Më takojnë 15 këshilltarë, por i kam 13.Unë këshilltarët i kam më të mirë se vet.” deklaroi Tahiri./oxygenpress.info