Hapja zyrtare e aktivitetit “Balona me ajër” në Pejë

0
81

Sot, në qendër të qytetit të Pejës është promovuar aktiviteti i “Balonës me ajër”, si produkti më i ri turistik në Komunën e Pejës.

Të pranishëm në aktivitet kanë qenë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, znj.Lendita Muhaxheri.

Piloti, z.Maurice Otin nga Maroku ka bërë ekspertizën e ajrit dhe cakut për nisje të balonës me ajër të nxehtë.
Ky produkt turistik do të jetë një vlerë e shtuar për turizmin e aventures në Pejë dhe Kosovë, prandaj edhe oferta turistike e Pejës dhe Kosovës do të jetë më atraktive.
Balona me ajër është produkt i turizmit të aventurës, i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë të interesuarit, të cilët duan ta përjetojnë qytetin e bukur të Pejës nga ajri.
Ky produkt do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit dhe do të operoj me orar dy herë në ditë duke ju ofruar të gjithëve mundësi, që t’i përjetojnë nga ajri bukuritë e qytetit të Pejës, Lumbardhin, burimin e Drinit të Bardhë dhe gjithë rrafshin e Dukagjinit së bashku me Bjeshkët e Nemuna.

Nëse jeni në Kosovë ktheni rrugën për në qytetin e bukur të Pejës dhe përjetoni aventurën e balonës me ajër.