Anulohet debati presidencial i radhës Trump-Biden

0
30

Komisioni që organizon debatet presidenciale ka anuluar ”duelin” e 15 tetorit midis Donald Trump dhe Joe Biden, raportoi ”Wall Street Journal” duke cituar disa burime.

Komisioni kishte vendosur të ndryshonte formatin e debatit në virtual, pasi presidenti Trump doli pozitiv për koronavirus.

Por, presidenti kundërshtoi dhe njoftoi se nuk do të merrte pjesë në debatin virtual, të cilin ai e quajti një “humbje kohe”.

Komisioni në vend të kësaj ka konfirmuar debatin përfundimtar presidencial të planifikuar për 22 më tetor, në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.