Trump i shkruan letër Avdullah Hotit, e vlerëson angazhimin e tij për paqe

0
84

Donald Trump, presidenti amerikan i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Hoti e ka postuar letrën në llogarinë e tij dhe e ka falenderuar presidentin amerikan.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri.

Përmbajtja e letrës që Trump ia ka dërguar Hotit:

“I dashur zoti kryeministër.

Faleminderit për librin, dhe që u bashkuat me mua së fundmi në Shtëpinë e Bardhë.

E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe në botë. Pres vazhdimin e fuqizimit të partneritetit mes Kombeve tona, dhe dërgoj urimet e mija më të mira për ju dhe popullin e Kosovës.”