Çmimi Nobel për Paqen për Programin Botëror të Ushqimit (WFP)

0
38

Çmimi Nobel për Paqen iu dha sot Programit Botëror të Ushqimit (PAM) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njoftoi komiteti norvegjez i Nobelit duke argumentuar se nevoja për zgjidhje shumëpalëshe ishte “më e dukshme se kurrë”.

“WFP njihet për përpjekjet e tij për të luftuar kundër urisë, për kontributin e tij në përmirësimin e kushteve të paqes në zonat e prekura nga konflikti dhe për të luajtur një rol kryesor në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte”, theksoi kryetari i komitetit Nobel, Berit Reiss-Andersen.