Babai im vdiq dy herë

0
92
Ditën që vdiq nëna
atë ditë vdiq edhe babai
vdiq si i thonë : për së gjalli
u shëndrrua në një hije të dhembjes
e si një shpirt i frikësuar
zvogëlohej dhe ecte dalëngadal
si në ishullin e heshtjes
Dhe kur fliste
fliste me një zë të qetë
krejt të qetë
se bënte dert
mos e tepronte me ndonje fjalë
e shikimin e kishte si nga një botë tjetër
mal i dukej e bjeshkë ajo portë e shkretë
e na përqafonte leht me ato faqe të thata
kur hynim e kur dilnim rrugëve të mërgimit me të katra
ndonjëher ca lot i binin mbi rrudha
si pika hyjnore kristale të papara
të bëra nga malli i pritjeve të gjata
“Mos më qani” thoshte” o mos më qani nëse vdes
se jam i sëmurë e flaka po më del”
Ditën që vdiq për të dytën herë
shpëtoi nga kjo botë e mjerë
Babai im i ndjerë
Hava Kurti Krasniqi