SHSKUK BLEN BARNA 174.9% MË SHTRENJTË DUKE I IKUR BLERJES SË BARNAVE ALTERNATIVE

0
47

Lista e Barnave Esenciale (LBE) që rregullon blerjet e barnave në Kosovë është aprovuar në shtator të vitit 2019. Respektimi i kësaj liste është 𝒊 𝒐𝒃𝒍𝒊𝒈𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 për blerjet nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar I Kosovës (SHSKUK).

Në Listën e Barnave Esenciale disa nga produktet medicinale (barnat) janë shenjëzuar me 𝒔𝒊𝒎𝒃𝒐𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒌𝒂𝒕𝒓𝒐𝒓𝒊𝒕, i cili ka këtë kuptim:
SIMBOLI I KUTISË KATRORE (□) ka për qëllim kryesisht të tregojë performancë të ngjashme klinike brenda një klase farmakologjike. Në rastet kur ka kuti katrore furnizimi mund të bëhet me cilindo produkt brenda asaj kategorie farmakologjike në harmoni me procedurat e parapara për këtë qëllim.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka respektuar këtë dispozitë në tenderin për furnizim me 𝑹𝑰𝑽𝑨𝑹𝑶𝑿𝑨𝑩𝑨𝑵 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒂𝒕𝒆̈𝒔 19 𝒎𝒂𝒋 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-1635-1-1-1, në Lot 2).

Në këtë rast, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒂 𝒑𝒓𝒂𝒏𝒖𝒂𝒓 𝒐𝒇𝒆𝒓𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒐𝒑𝒆𝒓𝒂𝒕𝒐𝒓𝒆̈𝒗𝒆 𝒆𝒌𝒐𝒏𝒐𝒎𝒊𝒌 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒆̈𝒕 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒐𝒇𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒃𝒂𝒓𝒏𝒂 𝒂𝒍𝒕𝒆𝒓𝒏𝒂𝒕𝒊𝒗𝒆.
Mos pranimi i barit alternativ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 𝟏𝟕𝟒.𝟗% më shtrenjtë, pasi që oferta e shpërblyer ishte 17,938.80€ ndërsa oferta e barit alternativ ishte vetëm 6,523.20€.
Në tenderin për furnizim me 𝑬𝑵𝑶𝑿𝑨𝑷𝑨𝑹𝑰𝑵 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒂𝒕𝒆̈𝒔 19 𝒈𝒖𝒔𝒉𝒕 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-3923-1-1-1, në Lot 1), pas pyetjes nga një operator ekonomik se a i lejohet ofertimi me barna alternative, SHSKUK nuk kishte lejuar një ofertim të tillë.

Ministria e Shëndetësisë dhe grupi hartues i Listës Esenciale e theksojnë rëndësinë e përdorimit e barnave ose produketeve alternative nga Autoritetet Kontraktuese, ngaqë kështu rritet konkurrenca brenda klasave të njëjta terapeutike, dhe menaxhohet më mirë shpenzimi i parasë publike.