Biden kundër debatit presidencial nëse Trump është ende i infektuar

0
55

Kandidati demokrat për president, Joe Biden theksoi se debati i dytë presidencial nuk duhet të zhvillohet nëse presidenti i SHBA Donald Trump është ende i infektuar me Covid-19.

“Mendoj se nëse ai është ende me Covid-19, nuk duhet të kemi një debat”, u tha Biden gazetarëve që udhëtonin me të në Maryland.

Biden tha se ai pret të diskutojë mbi presidentin por shpreson që “protokollet” sanitare të ndiqen./ATSH